Halkbank, banka e parë në treg që prezanton pagesa me orë inteligjente Garmin

Halkbank AD Shkup, si lider në futjen e teknologjive të reja, krijoi një produkt, Garmin Pay, i cili mundëson pagesa të shpejta dhe të thjeshta me orën Garmin, duke u bërë kështu banka e parë në treg që fut pagesa me një orë inteligjente.

Marketing

Me Garmin Pay ju nuk keni nevojë të mbani një telefon, portofol, kartë ose para. Ky shërbim është krijuar për njerëzit që janë gjithmonë në lëvizje dhe lejon në situata kur harroni ose thjesht lini portofolin ose kartën tuaj bankare në shtëpi, përsëri të jeni në gjendje t’i bëni të gjitha blerjet dhe
pagesat.

Poseduesit e kartave Mastercard të lëshuara nga Halkbank, përmes aplikacionit Garmin Connect thjesht mund të digjitalizojnë kartat e tyre dhe të aktivizojnë Garmin Pay. Digjitalizimi i suksesshëm mundëson pagesa të shpejta dhe të thjeshta duke përdorur vetëm orën tuaj inteligjente Garmin.

Shërbimi Garmin Pay është i disponueshëm në të gjitha terminalet POS që mbështesin pagesa pa kontakt. Shkruani fjalëkalimin tuaj, zgjidhni kartën me të cilën dëshironi të bëni një pagesë dhe më pas mbajeni orën tuaj afër lexuesit të terminalit POS. Pagesa është realizuar dhe ju mund të rifilloni aktivitetet tuaja.

Marketing