“Hallexhinjtë” – Tifozët e Shqipërisë ironizojnë me kryesuesit e FSHF-së

“Futbolli nuk është për hallexhinjtë!” Kjo fjali e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishi, i trazoi pa masë shpirtrat e tifozëve shqiptarë të futbollit, sidomos ata të Kombëtares kuqezi.

Marketing

Në rrjetet sociale, por jo vetëm, pati reagime të forta, madje iu kërkua presidentit Armand Duka dhe institucionit që ai drejton të distancohej nga kësi “çmendurish”.

Gjithçka ka në bazë çmimet e kripura që aplikon FSHF-ja për tifozët, kur luan Kombëtarja kuqezi.

Krejt ndryshe ndodh jashtë, siç ndodhi edhe në Stamboll, në një stadium tejet komod, ku bileta më e shtrenjtë shkonte 20 euro, ndërsa në “Elbasan Arena” ky “tavan” kap edhe shifrën e 80 apo 90 eurove.

Në fakt, pavarësisht çmimeve të kripura, janë tifozët kuqezinj, ata që nuk i ndahen kombëtares, kudo që luan, duke e mbështetur fort. Kështu ndodhi edhe mbrëmë, ndaj Moldavisë, në fushën e kësaj të fundit.

Tifo-grupi “Tifozat Kuq e Zi” kanë shpalosur një baner, me të cilin thumbojnë publikisht FSHF-në dhe Arben Dervishin.

“Hallexhinjtë”, – shkruhej në të, si për t’iu thënë “dervishëve” të federatës se ata nuk i ndahen kombëtares, edhe në ndeshje të një rëndësie të dorës së dytë, si ndaj Moldavisë, ndërsa ata “parelinjtë” duken nëpër tribuna VIP vetëm kur ka ndeshje speciale.

Marketing