Hamilton barazon rekordin e legjendës Schumacher

Gara e Formula 1, e zhvilluar ditën e djeshme në pistën e Silverstone, pati një rezultat surprizë, pasi Max Verstapen i Red Bull arriti të linte prapa dyshen favorite të Mercedez, Hamilton dhe Botas.

Marketing

Hollandezi nuk i dha kënaqësinë britanikut Hamilton ta festonte me fitore 70 vjetorin e pistës në atdheun e këtij të fundit.

Megjithatë Lewis Hamilton arriti një tjetër triumf pas garës së djeshme.

Hamilton parakaloi Bottas në xhiron e 52-të duke mbaruar garën në vendin e dytë, duke u ngjitur kështu në podium për herën e 155-të dhe duke barazuar rekordin e Michael Schumacher.

Britaniku synon këtë vit të barazojë legjendën gjermane të Formula 1 edhe sa i përket numrit të titujve kampion. Hamilton numëron 6 tituj, një më pak se Schumacher.

Aktualisht ai kryeson renditjen në garën për titull, 30 pikë para Verstapen.

Marketing