Hamilton triumfon edhe në Francë

Lewis Hamilton dhe Mercedes vazhdojnë të dominojnë garat e Formula 1 për Botërorin e këtij viti.

Marketing

Piloti britanik nuk kishte rivalë në Çmimin e Madh të Francës, duke triumfuar në garën e 6-të sezonale nga 8 të zhvilluara gjithsej.

Në vendin e dytë u rendit piloti tjetër Mercedesit, Valtery Bottas, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit Charles Leclerc. Vetëm vendi i katërt Max Vertasppen, që i parapriu në finish Sebastain Vettelit.

Askush nuk e kishte menduar, pa u nisur sezoni, se Mercedesi me pilotët e tij do të kishte një diferencë kaq të madhe me rivalët, duke i fituar të gjitha garat.

Në renditjen e përgjithshme Hamilton kryeson me 187 pikë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Bottas, ndjek me 151 pikë. Veni i tretë për Vettel, me 111 pikë, shumë pak për të pretenduar zbritjen e britanikut nga froni.

Marketing