Han do të takohet edhe me liderin e BDI-së Ali Ahmeti

Në pres konferencën e sotme të euro-komesarit, Johanes Han dhe Kryeministrit Zoran Zaev, ai theksoi se përveç takimit me kryeministrit ai do të takohet me Presidentin, Stevo Pendarovskin, kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Marketing

Eurokomesari për zgjerim Johanes Han ishte i drejtpërdrejt për anëtarësim të vendit në BE, pas takimit me kryeministrin Zaav.

Përkushtimi dhe puna kanë dhënë rezultatet në Ballkanin Perëndimor, ne jemi vend shumë afër me BE-në. Presim miqësia të vazhdojë, ai mbetet lidhja jonë në procesin e euro integrimeve të Maqedonisë në BE, është shprehur Zaev.

“Në tetor presim BE-ja që të mbajë fjalën dhe Maqedonia e Veriut të fillojë ti hap negociatat dhe ti shqyrtojë kapitujt për anëtarësim të vendit në BE.”, theksoi kryeministri Zaev.
Ai ka thënë se pas sjelljes së Ligjit të ri për Prokurorinë Publike, dëshmohet se vendi dëshiron sundimin e së drejtës.

Marketing