Han: Maqedonia e Veriut e ka tejkaluar statusin e “shtetit të robëruar”

Nuk është fshehtësi se vendet anëtare të BE-së favorizojnë më shumë Maqedoninë e Veriut se sa Shqipërinë kur bëhet fjalë për dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim, thotë eurokomisari për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim në largim Johanes Han në një intervistë për “Standardin” austriak.

Marketing

Komisari Hahn ka thënë se po punohet që të dy vendet bashkërisht të marrin datë, por se Maqedonia qëndron më mirë në sytë e shteteve anëtare të BE-së.

Johanes Hahn, komisar i BE-së

“Të dyja vendet i përmbushën kriteret të cilat anëtaret e BE-së i kishin vendosur si kusht. Për këtë dhamë rekomandim për të dyja vendet. Por, Maqedonia e Veriut jo vetëm që i përmbushi reformat e kërkuara por edhe i arriti Marrëveshjen historike të Prespës dhe Marrëveshjen për Miqësi me Bullgarinë. Në Shqipëri, për fat të keq, në plan të parë u paraqitën probleme: opozitën nuk e kanë në Parlament, Qeveria ka probleme që ta ruajë dialogun dhe është ngritur procedurë për shkarkimin e Presidentit”

Sipas Hanit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vepruar në mënyrë shembullore dhe ka bërë përpjekje që ta përfshijë opozitën

Johanes Hahn, komisar i BE-së

“Ata arritën që të zgjidhin konflikt politik të disa dekadave dhe treguan guxim të madh politik, sepse ky vendim nënkuptonte edhe rrezik të lartë personal dhe politik. Gjithsesi, kjo ka të bëjë edhe me anën greke, por veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, ku opozita është kundër Marrëveshjes. Në fillim, vetëm 20 për qind të popullsisë e mbështeste Marrëveshjen e Prespës, ndërsa ajo që marrëveshja u soll është pasqyrim i udhëheqësisë së Qeverisë. Edhe kjo, gjithashtu, duhet të njihet dhe të shpërblehet në mënyrë adekuate.

Komisari Hahn ka thënë po ashtu se qeveritë e tjera në rajon e dinë shumë mirë se rruga nëpër të cilën ecën Maqedonia e Veriut është e vërteta. Ai ka thënë se nëse së Maqedonisë së Veriut i lejohet hapja e negociatave për anëtarësim në tetor atëherë kjo sipas tij do të ndikojë pozitivisht në gjithë rajonin.

Hani në intervistë ka thënë se Maqedonia e Veriut e ka tejkaluar statusin e “shtetit të robëruar”. I pyetur se a është i dëshpëruar nga prokurorja speciale e cila dha dorëheqje sepse dyshohet për korrupsion, Han thotë se zakonisht nuk komenton procedura të vilat vijojnë, por shfaq shpresë se hetimi do të zbatohet në mënyrë të pavarur dhe themelore. Shenja

Marketing