Han: Negociatat inkuadruese do të zgjasin më gjatë se ato parapraket

Komisari evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han në një intervistë për gazetën ditore austriake “Tiroler tagescajtung” deklaroi se negociatat inkuadruese në të ardhmen do të zgjasin më gjatë se ato paraprake.

Marketing

“Cilësia para shpejtësisë”, potencoi Han, duke shtuar se anëtarësimi i Hungarisë dhe i Rumanisë “shumë gjëra kanë treguar”.

Ai potencoi se BE-ja mori mësim nga proceset e deritanishme inkuadruese.

“Proceset të cilat i nxisim në Ballkanin Perëndimor duhet të marrin nivel ende më të madh të mjeteve të pakthyeshme kur bëhet fjalë për vendosjen e qeverisjes të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit”, citoi Han.