Han optimist se referendumi do të jetë i suksesshëm (video)

Eurokomisari Johanes Han para qytetarëve të Shtipit në debatin e sotëm i cili është pjesë e karvanit të BE-së porositi se është optimist se referendumi më 30 shtator do të jetë i suksesshëm, ndërsa qytetarët do të dalin dhe do ta japin votën e tyre.

Marketing

Vëri në dukje se bëhet fjalë për një vendim të qytetarëve të cilët duhet vetë ta sjellin, ndërsa u bëri thirrje të rinjve ta bëjnë këtë, sepse bëhet fjalë për ardhmërinë evropiane të vendit të tyre.

“Jemi të vetëdijshëm se duhet të bëni kompromis dhe shpresoj se do të dilni në vendvotime. E di se gjeneratat e reja nuk janë shumë të prirë për të dalë në vendvotime”, tha Han.
Eurokomisari për zgjerim të BE-së, Han në tribunë theksoi se referendumi është nga natyra konsultative dhe se pa dallim të rezultatit, që jehona më e madhe do t’u japë, siç tha, mandat më të qartë politikanëve në cilin drejtim të mendojnë.

I pyetur se porosia e tij e dërguar për referendumin nga Shtipi është shumë e qartë, por çka nëse nuk ka censuz në referendum, Han me përgjigje se është me rëndësi të nënvizohet se bëhet fjalë për të drejtë demokratike të qytetarëve.

I pyetur nëse ka koment për informacionet për ndikimin rus në fushatën për referendum, Han me përgjigje diplomatike.
“Ka shumë komente lidhur me këtë, por megjithatë unë nuk do të doja të komentoja. Mendoj se vetë Evropa dhe vetë vendi duhet të jenë më të pavarura në këtë pikëpamje, mendoj se tashmë është e qartë, se cili është lojtari i madh në këtë kontekst.

Ky është Bashkimi Evropian, kuptohet se 75 për qind e tregtisë që e ka vendi juaj, është me BE-në dhe gjithashtu 75 për qind e investimeve financiare që financohen ose i jepen vendit tuaj, sërish vijnë nga Bashkimi Evropian. Mendoj se është e qartë se BE-ja është fuqia më e madhe ekonomike në këtë rajon dhe se nuk bëhet fjalë këtu vetëm për elemente ekonomike, por gjithashtu bëhet fjalë edhe për vlera evropiane, të cilat ne të gjithë së bashku i ndajmë me vendin tuaj”, tha Han.

Ai potencoi se në BE çdo qytet, fshat dhe rajon janë të rëndësishme për zhvillimin e tyre, pikërisht edhe në këtë rast gjatë vizitës së sotme në Shtip ka dashur edhe këtë ta potencojë. Ndryshe, debati i sotëm u mbajt në Qendrën multimediale komunale (QMK), “Kiro Gligorov”, i cili është ndërtuar me para evropiane. Pikërisht siç tha Hani, projektet e këtilla kanë rëndësi për një komunitet dhe shihet se edhe paratë janë investuar siç duhet në dobi të qytetarëve.

Marketing