Han: Shtetet rajonale të ndjekin shembullin e RMV-së për zgjidhjen e krizave!

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johanes Han në Poznan të Polonisë deklaroi se i qëndron rekomandimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Marketing

Han theksoi se i qëndron rekomandimit të Komisionit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se mbështetet te Këshilli, që në tetor të ndjekë vlerësimin tonë pozitiv. Han tha se të dyja vendet kanë realizuar reforma posaçërisht në fushat e përmendura në konkluzionet e Këshillit në qershor të viti 2018.

Komisioneri Han nga Poznan i Polonisë kërkoi që shtetet rajonale të ndjekin shembullin e Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e krizave.