“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u janë përgjigjur reformave të kërkuara, tani është koha që edhe shtet anëtare të përgjigjen”, apelon përsëri komisioneri për zgjerim të Bashkimit Evropian Johanes Han. Në rrjetin social tuiter, Han rikujton porosinë e krerëve të BE-së të adresuar ditë më parë për vendet anëtare të cilat duhet të marrin vendimin final më 17 dhe 18 tetor.

Duke iu referuar letrës së hapur, Hahn rikujton se agjenda për diskutimin dhe pranimin e çeljes së negociatave është ende në vendim e sipër dhe kërkesë e palëkundur e administratës së BE-së.

Përderi sa disa nga vendet anëtare tashmë e kanë bërë të qartë vendimin e tyre, sytë mbeten të drejtuara nga Franca, Holanda dhe Danimarka të cilat nuk kanë nguruar të shprehin reserve ose edhe kundërshtime.