Hani Elezit dhe Gazi Baba e Shkupit konkretizojnë bashkëpunimin

Komuna e Hanit të Elezit dhe Komuna e Gazi Babës nga Shkupi pajtohen që në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë të konkurrojnë me projekt të përbashkët në fondet e IPA-së për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë Veriore.

Marketing

Ky pajtim doli nga takimi ndërmjet Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma me Sasho Trajkov, Udhëheqës i Sektorit për Zhvillim Ekonomik Rajonal dhe Ardian Marku, Konsulent për IPA-Asistencë Teknike.

Dy palët e vlerësuan në interes të përbashkët aplikimin në këto fonde duke pas parasysh mundësinë që përmes këtyre fondeve të realizojnë projekte që ndikojnë në zhvillimin ekonomik.

Në takim u konkretizuan edhe hapat e mëtejme në identifikimin e projekteve konkrete dhe formimin e grupeve punuese për të realizuar aplikimin.

Marketing