Hansi Flick arrin marrëveshje me Kombëtaren e Gjermanisë

17:30 | 10 Maj 2021

Marketing

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick që ka ndërprerë kontratën me klubin ka arritur marrëveshje me Kombëtaren e Gjermanisë, që do marrë drejtimin sapo Kampionati Evropian të mbarojë.

Ishte trajneri Joachim Low që mori vendimin të largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë, derisa Flick do jetë pasuesi, përcjellë lajmi.net.

Sipas Mundo Deportivo, Flick do nënshkruajë kontratë trevjeçare me Gjermaninë.

Ai do drejtojë Kombëtaren në Kupën e Botës Katar 2022, gjithashtu edhe në Evropianin 2024, që pritet të mbahet në Gjermani.

Ishte sekretë, sepse Oliver Kahn, presidenti i ardhshëm i klubit për Sky tregoi se gjithçka është kompletuar mes Flick dhe Gjermanisë./Lajmi.net/

Marketing