Hapen linjat telefonike për ndihmë psikologjike gjatë zjarreve

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë të parë psikologjike të drejtohen në SOS linjat e hapura telefonike.“Çdo person i cili ndjehet i rrezikuar dhe i shqetësuar për shkak të zjarreve të ndodhura mund të drejtohet, të parashtrojë pyetje dhe të marrë përgjigje dhe këshilla për ballafaqim të suksesshëm me situatën, e cila e rrezikon mirëqenien dhe krijon ndjenjë të sigurisë së rrezikuar personal dhe kolektiv”, qëndron në statusin e Fejsbukut të organizatës prej ku përkujtojnë për mundësinë të shfrytëzohen linjat e hapura telefonike në të cilat ka mbështetje adekuate të parë psikologjike nga vullnetarë të trajnuar.

Marketing

Linjat e hapura telefonike janë ndarë në rajone ndërsa kanë të bëjnë me të gjitha komunat dhe vendet e populluara ku përkasin në rajonet e përmendura:

Rajoni i Shkupit – 071/367-909, 071/367-981 и 071/379-119

Rajoni i Pellagonisë – (Manastir, Demi Hisar, Krushevë, Prilep, Resnjë) 047/236-019 и 070/791-770

Rajoni jugperëndimor dhe i Pollogut – (Gostivar, Tetovë, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër) 072/239-051 и 072/239-077

Rajoni Lindor, Verilindor dhe Juglindor (Shtip, Koçan, Berovë, Vinicë, Dellçevë, Probishtip, Kratovë, Kumanovë, Kriva Pallankë, Strumicë, Gjevgjeli, Vallandovë, Radovish) 071/426-660 и 071/426-633

Rajoni i Vardarit (Veles, Negotinë, Sveti Nikollë, Gradsko, Çashkë, Kavadar, Lozovë, Rosoman, Demir Kapi) 075/294-036, 071/274-229 и 043/231537.

Marketing