Hapet çerdhja “Flutura” në Kondovë të komunës së Sarajit

Në vendbanimin Kondovë sot u bë hapja solemne e objektiti të çerdhes “Flutura” në kuadër të çerdhes “Filizi”, kjo çerdhe është e dyta në komunën e Sarajit. Ne hapjen solemne ishin prezent kryetari i komunës së Sarajti Blerim Bexheti, Jagoda Shahpaska ministre e Punës dhe Politikës Social të RMV si dhe Zv. ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi.

Marketing

Ky pojekt u realizua nga Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Ministrin për punë dhe politikë sociale ky objekt ka hapsirën 600m2 si dhe me kapacitet për të pranuar 80 fëmij.

Karrige të reja, banka e objekt i ri, tashmë janë në dispozicion të fëmijëve të Kondovës dhe vendbanimeve tjera ky objeket është ndërtuar me standarde europiane dhe posedon të gjitha pajisjet e nevojshem për edukukimin dhe kujdesjen e fëmijëve.

Kryetari i Komunës Blerim Bexheti u shpreh i kënaqur nga realizimi i këtij projekti si dhe për punën e palodhshme të drejtoreshës Znj Vjollca Mustafa dhe Njësin për Arsim pranë Komunës së Sarajit që kontribouan në përfundimin me sukses të të gjitha aktiviteteve të këtij projekti kaq të nevojshëm për këtë vendbanim gjithashtu falenderoi ministren Shahpaska për pjesmarjen.

Urime banorëve të vendbanimit Kondovë dhe gjithë të tjerëve, komuna e Sarajit do të vazhdon edhe më tej të perkujdeset për të siguruar kushte sa më të mira për edukim dhe përkujdesje të fëmijëve.

Marketing