Hapet ekspozita “Portretet e dëshmorëve dhe të personaliteteve historike kombëtare”

Sot u bë hapja e ekspozitës idividuale të piktorit Emrush Xhemajli me titull “Portretet e dëshmorëve dhe të personalitetеve historike kombëtare”.

Ekspozita, të cilën e hapi sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, u organizua nga Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë, ku morën pjesë personalitete të fushave të ndryshme, si nga ajo politike, ashtu edhe nga ajo shoqërore dhe sociale.

“Është nder për mua që jam këtu para jush të bëj hapjen e një ekspozite siç është kjo sonte, ku përmes artit, piktori Emrush Xhemajli solli personalitetet që lan gjurmë në historinë e kombit shqiptarë.

Kjo ekspozitë është e rallë, sepse na sjell figurat më të rëndësishme të kombit shqiptarë të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtë zakonshëm për kauzën shqipëtare dhe ajo që dallon këtu është se para nesh sonte do të flasin imazhet, portretet dhe gjuha e pastërt artisikte ku kolegu jonë ka arritur me mjeshtri të madhe ti përjetësoj këto figura tepër të rëndësishme në pëlhurë me një stil krejt unikal dhe monumental”, tha Aziri.

Të kontribuosh për historinë e kombit, shtoi ai, asnjëherë nuk mjafton, pra ne këtu sonte kemi histronë e pikturuar.

“Vlerën e kësaj ekspozite e bën edhe më madhështore arsyeja se vjen në vitin i cili quhet viti i personalitetit më të shquar shqipëtarë Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, ku ditëve në vijim do të vazhdojmë me manifestime dhe organizime të ndryshme për të shënuar me të gjitha meritat këtë vit aq të rëndësishëm për shqiptarët ku do që jetojnë.

Nuk do të doja ta zgjasë më shumë sepse sot ajo që duhet të thuhet me fjalë është shprehur përmes figuracionit artistik andaj ju ftojë që së bashku ta shijojmë këtë ekspozitë që piktori i shquar Emrush Xhemajli e solli para nesh”, tha Aziri me këtë rast.