Këshilli gjyqësor në seancën e sotme ka hapur procedurë për vërtetimin e joprofesionalizimit në funksionin si ish kryetar i Gjykatës Penale të Shkupit, Vlladimir Pançevskit

Siç mësohet, është formuar komision i cili duhet të referojë lëndën dhe të përgatisë propozim për shkarkim të mundshëm.

Procedura është hapur me vetiniciativë për keqpërdorimet në AKMIS sistemin për trukim të lëndëve në Gjykatën Penale në Shkup gjatë shpërndarjes të gjykatësve pas raportit të grupës punuese pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Prokuroria e Shkupit hapi hetim për raportin e grupës punuese pranë Ministrisë së Drejtësisë, dhe sipas disa informatave lënda është dhënë për ekspertizë.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska tha se nuk pret që lënda të përfundojë shpejtë duke patur parasysh vështirësitë dhe hetimet e nevojshme dhe se nga Prokuroria kanë marë një listë konkrete të hapave që kanë ndërmarë.

Keqpërdorimet me shpërndarjen e lëndëve është bazë për shkarkimin dhe për përgjegjësi të gjykatësve nëse pranojnë lëndë të tillë dhe të kryetarëve të gjykatave nëse shpërndajnë lëndë në atë mënyrë.