Hapet peticion online për ndërtesat shumëkatëshe në Qendër të Shkupit

Qytetarët janë mobilizuar për të shprehur pakënaqësinë, ndaj planit për ndërtim të ndërtesave të mëdha, afër hotelit “Holidej In” në Shkup.

Marketing

Kanë hapur peticion online dhe shprehen kundër, për siç thonë sepse “përbindësha prej betoni do të ndërtohen në 83.000 metra katror”.

“Plani për këtë lokacion nuk parasheh hapësirë të gjelbër prej 20% të parcelës siç parashihet me Ligjin për gjelbërim urban, kurse në mënyrë joadekuate është zgjidhur çështja e qarkullimit të këmbësorëve. Nuk dihet si do të sigurohet mbrojtja e bregut të Vardarit, gjegjësisht qasja prej lumit në hapësirën në fjalë. Është e paqartë si do të sigurohet qarkullimi i numrit të madh të veturave në korsitë aktuale. Hapen edhe çështjet si do të ruhet hapësira e gjelbër? Nëse për qytetarët e katit të katërt, do të mund të sigurohen kushte dinjitoze për jetë? Nëse komunalet dhe shërbimet tjera publike do të mund t’i përballojnë ndërtimet e reja? Parkingu do të bëhet njëri nga vendbanimet më të dendura në botë. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizim të moratoriumit në Qendër dhe pritja e pagesës së komunaleve, praktikisht mbetet vetëm marrja e lejes për ndërtim, pas çfarë do të fillojë ndërtimi i ndërtesave shumëkatëshe përballë hotelit “Holidej in””, thuhet mes të tjerash në peticion, transmeton TV21.