Hapet procedurë për gjykatësit Pançevski, Vangelovski, Zafirovska, Kostova dhe Laliçiq

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit me iniciativë personale në seancën e sotme ka vendosur të hapë lëndë për keqpërdorime dhe veprime korruptuese të gjykatësve Vlladimir Pançevski, Jovo Vangelovski, Aleksandra Zafirovska, Svetlana Kostova dhe Sofija Laliçiq.

“Pas marrjes së njohurive nga Raporti i Departamentit amerikan për të drejtat e njeriut për vitin 2018 për Republikën e Maqedonisë së Veriut për keqpërdorime dhe veprime korruptuese të gjykatësve të theksuar individualisht, Komisioni konkludoi të kryejë kontroll të të dhënave nga listat anketuese dhe deklaratat për interesat e personave në vijim: Vlladimir Pançevski, Jovo Vangelovski, Aleksandra Zafirovska, Svetlana Kostova dhe Sofija Laliçiq”, ka thënë në seancën e sotme kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovska.

Ajo shtoi se Komisioni do ta analizojë gjendjen dhe përplasjen e interesave për Jordan Tasevskin dhe për Marija Dimitrievskën, niçi dhe mbesa e Vlladimir Pançevskit nga Gjykata penale dhe për Maja Ristovskën, bashkëshorte e ish-ministrit Spiro Ristovski, e punësuar në MASIT.

Do të hapin procedurë për konfirmimin e rreziqeve për arritjen e marrëveshjeve korruptuese në procedurat e furnizimeve publike gjatë përzgjedhjes së operatorëve ekonomikë për përpunim dhe revizion të planeve të detajuara urbanistike për Komunën Qendër.

Sipas pozitës zyrtare në seancën e sotme,  Antikorrupsioni miratoi vendim për hapjen e lëndës për listën e 18 personave të cilat kryejnë dy ose më shumë funksione në të njëjtën kohë.

Komisioni antikorrupsion në seancën e sotme të shtatë e miratoi Programin vjetor për punë për vitin 2019 dhe planin e veprimit me kornizë kohore dhe dinamikë të aktiviteteve. Në pajtim me Propozimin e Planit vjetor për ndjekjen e gjendjes pronësore dhe përplasjes së interesave për vitin 2019 do të bëhet kontroll të gjendjes pronësore edhe të deklaratave të: deputetëve në Kuvend, anëtarëve të Qeverisë, anëtarëve të Qeverisë në përbërjen paraprake,drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të NP-ve në pronësi shtetërore dhe drejtorëve të SHA-ve në pronësi shtetërore.

Sipas Planit vjetor për punësim në vitin 2019 është paraparë që në Komision me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të tij dhe zbatimit të kompetencave të reja dhe të zgjeruara dhe zbatimin e kompetencave të reja dhe të zgjedhura në pajtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave që të punësohen 11 persona të rinj, ndërsa 15 të avancohen. Për këtë aktivitet pritet mbështetje nga donacionet ndërkombëtare.

Është miratuar edhe Propozim-strategjia financiare për vitin 2020-2022, me të cilin siç u lavdëruan antikorrupsionerët, nuk janë të parapara shpenzime për reprezentacion dhe për automjete zyrtare, ndërsa në parim parashihet rritje e mjeteve për punësime të reja dhe për avancimin e të të punësuarve aktual.

Në vitin 2018 në Komision nuk janë realizuar punësime të reja as avancime për shkak të jofunksionalitetit të tij.