Hapet reparti i ri për testim Kovid 19

Përveç repartit ekzistues të pranimit, nga sot në Institutin e Shëndetit Publik do të funksionojë edhe një repart tjetër i pranimit, me një laborant dhe një administrator, me të cilin do të përshpejtojë procedurën për marrjen e testeve të KOVID-19, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, duke potencuar se reparti i pranimit do të jetë i mbingarkuar me punë sepse pacientët që vijnë për testim do të shpërndahen në dy pika.

Marketing

Pika do të punojë çdo ditë nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 14 të pasdites për të marrë strisho dhe nga ora 18  deri në orën 20 të për marrjen e rezultateve.

Hapja e pikës së re do të rrisë numrin e testeve në ditë dhe është planifikuar të kryhen deri në 1000 teste në ditë, që është rreth 150 teste më shumë se ato të mëparshmet.

Instituti informon se disponon me numër të mjaftueshëm të testeve për KOVID-19, shërbimi epidemiologjik do të angazhohet në dy turne , dhe për këtë qëllim kushtet e testimit shtesë do të krijohen në sistemin Termini Im.

Është planifikuar të sigurohen 350 teste shtesë, 100 në nivel ditor në Qendrën e Shëndetit Publik dhe në laboratorin në Kozle, si dhe 150 të përmendura në Institutin e Shëndetit Publik.

“Me këto teste shtesë, kapaciteti i testimit është rritur ndjeshëm dhe do të jetë e mundur të arrihet numër ditor deri në 2000 teste në institucionet shëndetësore publike”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing