Hapet vendkalimi kufitar Strezimir-Restilicë, Nuhiu: Urime!

Vendkalimi kufitar Streizmir-Restilic në kufirin Maqedoni-Kosovë, prej sot deri më 20 gusht do të jetë në përdorim për qytetarët e të dy vendeve.

Marketing

Vendkalimi do të hapet çdo ditë prej orës 08:00 deri në orën 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si dhe vendkalimet tjera kufitare, gjegjësisht dokumentet për udhëtim (pasaporta ose letërnjoftime dhe karton të gjelbër për automobil).

“Ky vendkalim do të jetë shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit të komunave prej të vendeve si dhe për lidhje të ndërsjellë të banorëve nga komunat Mavrovë dhe Rostush, Qendër Zhup dhe Dibër me banorët e komunave Restilicë, Dragash dhe Prizren”, theksojnë nga komuna.

Hapjen e këtij vendkalimi kufitar e ka përshëndetur edhe zëvendësministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu.

Sot Maqedonia e Veriut dhe Kosova po lidhen edhe me një pikë të përkohshme kufitare, Restelicë-Strezimir!
Urime!