Hapet xhamia ‘‘Karshiaka’’ në Batincë të Shkupit

Më 2 maj me një manifestim rasti, u bë hapja solemne e xhamisë së re “Karshiaka” në fshatin Batincë të Shkupit, komuna e Studeniçanit.

Marketing

Në hapjen solemne të Xhamisë mori pjesë kryetari i BFI-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi; Myftiu i Myftinisë së Shkupit, mr. Qenan ef. Ismaili; Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Irsal ef. Jakupi; Myftiu i Myftinisë së Tetovës, prof. dr. Qani ef. Nesimi; Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, hfz. Shaqir ef. Fetahu; Myftiu i Myftinisë së Kërçovës, Murat ef. Huseini; Myftiu i Myftinisë së Strugës, mr. Salim ef. Sulejmani; Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku dhe shumë hoxhallarë e mysafirë.

Programi filloi me fjalën e Zotit – recitimin e ajeteve kuranore nga përgjegjësi i Institutit të Hifzit, hfz. Xhemail ef. Nuhiju. Pasoi fjala mirëseardhëse nga kryetari i Këshillit Iniciues, njëherësh edhe muteveli, haxhi Ahmet Demiri, i cili dha një rezyme të shkurtër rreth historikut të kësaj xhamie që nga themelimi i saj e deri në ditët tona.
Fjala përshëndetëse, në cilësinë e nikoqirit të organizimit, ishte për Myftiun e Myftinisë së BFI së RMV-Shkup, mr. Qenan ef. Ismaili.

Para të pranishmëve me fjalë rasti u paraqit Kryetari i BFI së RMV, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, i cili i përgëzoi banorët e kësaj ane dhe të gjithë besimtarët për këtë arritje, që edhe një vend xheneti në tokë u ndërtua me kontributin e tyre.

Duanë në fund të ceremonisë e bëri Myftiu i Gostivarit, hfz. Shaqir ef. Fetahu, pas së cilës pati tekbire dhe prerje të shiritit.

Lusim Allahun (xh. sh.) që kjo xhami të luajë rolin e një qendre ku do të mësohet Islami i pastër i trojeve tona.

Marketing