Hapet zyre për çështje sociale në Komunën e Studeniçanit

Çdo ditë po lehtësojm kushtet për qytetarët e komunës tonë.
Sot, Komunën e Studeniçanit e vizitoi zëvendës Ministri i punës dhe politikës sociale z.Gonul Bajraktar dhe zëvendës Ministresha teknike znj.Sanela Shkrijel, ku bashkarisht me Kryetarin e Komunës së Studeniçanit promovuan hapjen e Zyrës për çështje sociale, në hapësirat e kësaj komune.
“Gëzohemi shumë që Marrëveshja jonë e nënshkruar para disa muajve me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, sot bëhet realitet. Pra, duke nisur nga sot, qytetarët e komunës së Studeniçanit do të kenë zyrë të posaçme e cila do të shërbejë për informacionet e kompetencave sociale, për të drejtat e fëmijëve parashkollorë, ndihmave sociale, të drejtat dhe sherbime në lidhje me pensionet, etj. Tani më, qytetarët e komunës së Studeniçanit nuk kanë nevojë të shkojnë e të presin rradhë në Qendrën sociale në lagjen Draçev, për një informacion të thjeshtë, potencoi zëvendës Ministri z.Gunul Bajraktar.
Si Komunë e Studeniçanit punojmë vazhdimisht që shërbimet e pushtetit qendror t’i sjellim sa më afër qytetarëve tanë. Falenderojmë edhe njëherë këtë ministri që realizon projektet e decentralizimit të pushtetit dhe lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve tanë” – theksoi kryetari i komunës Azem Sadiki.

Marketing

Marketing