Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj ka reaguar pas vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Cakaj shkruan se ky është një zhvillim madhor historik dhe një moment kthese për jetësimin e ëndrrës në rrugën drej BE-së.“Të dua përtej fjalëve, Shqipëri! Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme tashmë ka vendosur çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian me shqipërinë! Mes këtyre ditëve të vështira, ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e në të mirë të kombit shqiptar në përgjithësi. Ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian! Urime të gjithëve!”