Hapja e negociatave me BE-në, nuk ka dilema për Maqedoninë

Shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas, e përforcoi edhe njëherë pozitën e Gjermanisë pro çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke argumentuar në adresë të skeptikëve dhe frenuesve se duhet mbajtur premtimi i dhënë një vit më parë, pasi të dy këto vende i kanë përmbushur kushtet.

Marketing

Nëse i kthejmë shpinën Ballkanit Perëndimor, këtë vakuum do ta mbushin fuqi të tjera , tha Maas. Në lidhje me hezitimin e Francës për një hap të tillë, Maas thotë se për këtë mund të vendoset më vonë, kur të hapet mundësia të binden të gjitha shtetet skeptike.

Vendimin për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, qeveria gjermane duhet ta kalojë në Bundestag në shtator , pasi deputetët demokristianë, ishin të mendimit, se afati deri në qershor, është shumë i shkurtër.
Edhe kancelarja Merkel javën e kaluar raportoi në komisionin e Bashkimit Evropian se vendimi pritet të merret në shtator, për shkak të nevojës së harmonizimit të qëndrimeve brenda partisë së saj.

Ka edhe rezerva të tjera ndaj Shqipërisë për shkak të mos funksionimit të organeve të larta gjyqësore dhe krizës aktuale politike. Për Maqedoninë e Veriut parlamenti gjerman duket se ka tjetër mendim pasi vendi i ka plotësuar të gjitha reformat e kërkuara deri në këtë fazë dhe kjo është potencuar edhe në raportin e KE-së edhe në takimn që kancelarja merkel pati të enjten në berlin me kryeministrin Zaev.

Maqedonia e Veriut, qartazi nuk dëshiron të bëhet peng e Shqipërisë. Gjithsesi autoritetet e larta të ekzekutivit janë optimist se vendi do të hapë negociatat deri në fund të vitit.

Marketing