Hapja e negociatave të BE-së me Maqedoninë dhe Shqipërinë është prioritet i kryesimit rumun

Ministri rumun i Punëve të Jashtme, Teodor Meleskanu vlerëson se BE-ja duhet ta dëshmojë përkushtimin e vet ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë me vepra dhe të fillojë negociata për anëtarësimin e të dyja vendeve, njofton korrespondentja e M.I.A-s nga Brukseli.

Marketing

Meleskanu i prezentoi prioritetet e kryesimit rumun me BE-në për gjashtë muajt e ardhshëm para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Politika e jashtme, zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor dhe marrëdhëniet me fqinjët lindorë janë në krye të listës për Bukureshtin.

Në këtë kontekst, Meleskanu përkujtoi se pas hapjes vitin e kaluar të perspektivës për datë për negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë, BE tani duhet në vepër t’i tregojë angazhimet e veta ndaj këtyre vendeve dhe t’i fillojë negociatat me këto dy vende. Ai shfaqi shpresë se do të investohen angazhimet e nevojshme që të realizohet ky qëllim.

“Ndodhemi në një kthesë të procesit drejt Ballkanit Perëndimor”, tha ministri duke përkujtuar në strategjinë e vitit të kaluar të Komisionit Evropian për zgjerim dhe në Këshillin e qershorit për punë të përgjithshme i cili ndau data të kushtëzuara për negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Shpresojmë se mbështetja jonë së bashku me përgjegjësinë e partnerëve tanë në proces dhe rezultatet e prekshme në reformat do të krijojnë atmosferë pozitive për hapjen e negociatave me IRJM dhe Shqipërinë, tha Meleskanu.

Sipas burimeve diplomatike në BE, Rumania ka për qëllim të japë angazhime të veçanta për t’i bindur vendet të cilat fuqimisht e kundërshtojnë hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën si Franca dhe Holanda.

Meleskanu shtoi se kryesimi rumun do të vazhdojë t’i mbështesë proceset negociuese me Serbinë dhe Malin e Zi dhe kërkoi “kujdes të veçantë” prej BE-së për Bosnjë e Hercegovinën.

Rumania dëshiron që fokusin ta vë në bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe t’u përkushtohet të rinjve në rajon, tha ministri.

Turqia, deklaroi Meleskanu, mbetet partner strategjik për BE-në dhe kanalet komunikuese me këtë vend duhet të mbeten të hapura. Ai nuk e përmendi ngrirjen apo bllokimin e negociatave me Ankaranë dhe përkujtoi se mbetet vend kandidat për anëtarësim në BE.

Marketing