Hapja solemne e xhamisë ‘’Kasim Beu’’ në Shkup

Sot në një manifestim rasti u bë hapja solemne e xhamisë së re ‘’Kasim Beu’’ të komunës së Çairit.

Marketing

Në hapjen solemne të xhamisë mori pjesë kryetari i BFI-së Reis ul-Ulema H.Sulejman Ef.Rexhepi, Myftiu i Myftinisë së Shkupit Mr. Qenan Ef.Ismaili, sekretari gjeneral i BFI – së Irsal ef. Jakupi, Myftiu i Myftinisë së Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi si dhe shumë hoxhallarë dhe mysafirë.

Programi filloi me fjalën e Zotit, recitimin e ajeteve Kur’anore ku më pas pasoi fjala mirëseardhëse nga hatibi i xhamisë Amel ef. Kurtishi i cili dha një rezyme të shkurtër rreth historikut të kësaj xhamie që nga themelimi i saj e deri në ditët tona të sodit, fjala përshëndetëse në cilësinë e nikoqirit të organizimit ishte për Myftiun e Myftinisë së BFI në RMV – Shkup Mr. Qenan ef. Ismaili,poashtu fjalë përshëndetëse kishte edhe Kryetari i Komunës Çairit z. Visar Ganiu.

Para të pranishmëve me fjalë rasti u drejtua Kryetari i BFI në RMV Reis ul-Ulema H.Sulejman Ef.Rexhepi ku veç tjerash përmendi se me ndërtimin e kësaj xhamie për herë të tretë pas rrënimeve që ka pësur nga sistemet e mëhershme janë vendosur themelet mbi të cilat do të ngrihen parimet më të larta fetare dhe kombëtare nëpërmjet së cilave promovohen vlerat universale deri në Ditën e Gjykimit.

Për donatorët të cilët dhanë kontribut më të theksuar Myftinia e BFI në RMV – Shkup në koordinim me Këshillin Inicues për ndërtimin e kësaj xhamie përgatiti nga një mirënjohje, ndërsa poashtu edhe nga ana e Këshillit të Xhamisë u dhurua mirënjohje për Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi dhe Myftiun e Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili. në shenjë nderi dhe respekti për përkrahjen e xhamisë në çdo aspekt deri në arritjen e hapjes solemne.

lusim Allahun xh.sh. që kjo xhami të luan rolin e një qendreje që do të mësohet islam i pastër i trojeve tona.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup

Marketing