Banorët e komunës së Haraçinës ankohen për mungesë të ujit gati një muaj. Këto ankesa banorët e Haraçinës i kanë adresuar në redaksinë tonë duke theksuar se gati një muaj janë pa ujë.

Si arsye për këtë problem ata theksojnë mospagimin e rrymës elektrike nga ana e komunës, premtim ky i dhënë shumë më herët.