Haraçinë, arrestohet 34-vjeçari i dënuar për vrasje

Një burrë i moshës 34 vjeçare dje është arrestuar nga policia, personi është i dënuar për vrasje nga Gjykata me 10 vite burg.

Marketing

Më 24 nëntor 2018, në ora 13:20, në rrugën “Indira Gandi” në Shkup, efektivët e policisë, me urdhër të Gjykatës kanë arrestuar personin A.S. (34) nga Haraçina e Shkupit për vuajtjen e dënimit me burg prej 10 vjetësh sipas nenit 123 paragrafi 2 “vrasje” në Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë ” njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing