Kryetarja e Komunës së Haraçinës Milikije Halimi sot ka shpërndarë paketa në Komunën e Haraçinës për festën e Fitër Bajramit.

Nga Komuna e Haraçinës njoftojnë se kryetarja Halimi në bashkëpunim me Qeverinë dhe ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale si dhe me Agjencionin për Konfiskimin e Mallrave, në shenjë urimi dhe solidarizimi ka dhuruar 109 pako me gjëra të ndryshme për këto familje.