Sot në Haraçinë te Kompleksi Memorial dhe në Qendër te Pllaka Përkujtimore, u përkujtua dhe nderua Dëshmori i ri Naser Ajvazi i rënë më 1 qershor 2008 në përpjekje për të mbrojtur popullin, vendin, dinjitetin dhe demokracinë. Të pranishëm nga mbarë hapësirat shqiptare dëgjuan me vëmendje përfaqësuesit e SHVL-UÇK, familjes dhe bashkëveprimtarëve.

Së bashku vendosën kurora me lule. Përveç dhembjes shfaqej dinjiteti kombëtar, thuhet në njoftimin e SHVL-UÇK-së.