Haradinaj: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë pa kushte dhe pa vonesa

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë që është dakord drejtë normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Marketing

Këtë e bëri ai të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

“Bie dakord për domosdoshmërinë e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantuar QUNIT-it dhe Bashkimit Evropian draft marrëveshjen me Serbinë ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. E ripërsëris, dialogu pa kushte, pa vonesa”, ka shkruar Haradinaj.

Marketing