Haradinaj: Fitoret e sportistëve po e lartësojnë imazhin e Kosovës në botë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, i është gëzuar fitores së xhudistes Distria Krasniqi në Mastersin e Kinës.
Haradinaj u shpreh se Distria është e shkëlqyeshme, e mrekullueshme dhe e artë.

Marketing

“E shkëlqyeshme, e mrekullueshme dhe e Artë, kjo është xhudistja jonë, Distria Krasniqi, që na bëri krenarë me fitoren e medaljes së artë në Mastersin e xhudos, në Qingdao të Kinës “- tha Haradinaj.

Kreu i Qeverisë shtoi se fitoret e sportistëve po e lartësojnë imazhin e Kosovës në botë.
“Çdo fitore e sportistëve tanë, është fitore dhe lartësim i imazhit të Kosovës nëpër botë. U jemi borxhli për secilin sukses tuajin që na jepni emocion të veçantë “- shtoi Haradinaj.

Marketing