Haradinaj ia uron Pendarovskit zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ia uroi sot Stevo Pendarovskit fitoren e zgjedhjeve presidenciale, ndërsa qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ua uroi zgjedhjet e lira dhe demokratike, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Përmes publikimit të Fejsbukut, Haradinaj porosit se Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, “në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë euro-atlantike”.

“Urime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira dhe demokratike presidenciale. Me këtë rast, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Stevo Pendarovski. Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë euro-atlantike”, shkruan Haradinaj.

evn