HARADINAJ: Kufijtë veç lufta i luan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për mundësinë e korrigjimt të kufijve. Ai ka deklaruar se kufijtë vetëm lufta mund t’i ndryshojë pasi që ata sipas tij janë vendosur me luftë.

Marketing

“Kufijtë janë vendosë me luftë veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe, gabim është. Të gjithë ka janë shqiptarët me qejf e kishin marr Preshevën por e thash edhe një herë se këta kufij janë vendosë nga lufta e UÇK-së dhe nga NATO, pra janë dhjetëra mijëra njerëz në tokë për këta kufij. Është e rëndë të tentojë dikush të luajë me kufi, nuk luhet me kufi”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së Qeversisë së Kosovës.

Po ashtu ai ka potencuar se ajo çfarë ka mbetur për të bërë Kosova dhe Serbia është njohja.

“Ajo që ka mbet mes Kosovës dhe Serbisë ka mbet njohja reciproke në këta kufij pra kjo ka mbet për këtë e mbështesim presidentin, është president i vendit dhe e mbështesim”, ka thënë Haradinaj.

Gjithë këto komente vijnë pas një deklarate të Presidentit Thaçi ditëve të fundit i cili ka thënë se duhet bërë korrigjimi kufijve me Serbinë dhe se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës.

Marketing