Haradinaj kujton të rënët e Lubizhdës: Ishte Hasi aty ku shkruhej historia e popullit shqiptar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përkujtoi sot dëshmorët e Lubizhdës së Hasit.

Haradinaj tha se Hasi ishte gjithmonë në rrugën e lirisë.

‘Hasi gjithmonë në rrugën e lirisë! Duke kujtuar Heronjtë dhe Martirët e Lubizhdës, nderojmë kontributin e rajonit të Hasit për liri e bashkim’.

Marketing

Ai tha se në të gjitha përpjekjet shekullore të shqiptarëve, ky rajon ishte vendi ku shkruhej historia e popullit shqiptar, duke thënë se kontributi i tyre kulmoi me Brigadën 126 të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ishte në ballë të betejave deri në fitore.

‘Në të gjitha përpjekjet shekullore të shqiptarëve, ky rajon ishte aty ku shkruhej historia. Kontributi i tyre kulmoi në Luftën Çlirimtare, me Brigadën 126 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishte në ballë të betejave deri në ditën e fitores. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!’, shkroi Haradinaj në Facebook.

Image

Marketing