Haradinaj: Kurti e dorëzoi taksën, po ta mbante do të isha me të në ditën e mocionit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbështetja e partisë së tij ndaj mocionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës është tërësisht parimore dhe se ka të bëjë me braktisjen që Qeveria Kurti ia bëri taksës.

Marketing

Haradinaj ka thënë se Kurti nuk i ka respektuar këshillat dhe thirrjet e tij, derisa ka shtuar se nëse Kurti do ta mbronte taksën Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ishte me të në ditën e mocionit.

“Po ta kishte mbrojtur Kurti taksën do të isha me të në ditën e mocionit. Ai nuk ka marrë parasysh letrat dhe lutjet tona. E ka heqë taksën pa nder dhe pa kundërvlerë”, ka thënë Haradinaj në TV Dukagjini.

Ish-kreu i qeverisë shtoi se pas vendimit për heqjen e taksës e ka rrëzuar me shumë qejf këtë qeveri.

“Më 20 mars e ka heqë taksën taksën për lëndën e parë, derisa me pikën e tretë të vendimit e ka obliguar veten ta heqë në tërësi më 1 prill. Këtë qeveri e kam rrëzuar me shumë gëzim”.

Marketing