Haradinaj-Kurtit: Hiqe taksën për njohjen e kufijve ekzistues

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar Albin Kurtit, të mos e heqë taksën për rikthim në një proces të konsumuar e komprometuar, por për një kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues të Kosovës.

Marketing

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj shprehet se nëse vepron kështu, Kurti do të ketë përkrahjen e tij dhe të Aleancës, ndërsa në të kundërt ai do të cilësohet përgjegjës për pasojat.

Postimi i plotë i Harandinaj:

Albin,

Ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar.

Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.

Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar.

Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat.

Marketing