Haradinaj: Kushtetuta e Kosovës mburojë dhe kulm i një shtëpie të përbashkët

Përmes Kushtetutës , njëmbëdhjetë vjet më parë është vulosur Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, ka thënë Haradinaj teksa ka uruar qytetarët për Ditën e Kushtetutës.

Marketing

Kushtetuta, thotë Haradinaj, është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ai në një status në Facebook, aktin më të lartë juridik e ka quajtur kulm të shtëpisë së përbashkët të shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë.

“Qytetarët e Kosovës, kanë shkruar kapitujt e një Kushtetute moderne, me forcën e vullnetit të shprehur lirshëm, me të cilën normojnë të drejtat dhe obligimet në barazi.

Njëmbëdhjetë vjet më parë, përmes aktit më të lartë juridik-politik, u vulos Kosova si shtet i pavarur e sovran, një demokraci sovrane e shumë-etnike, e re në moshë, liberale në ide dhe Perëndimore në frymën e saj. Kushtetuta e Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kulm i një shtëpie të përbashkët, të shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë, mbi parimet e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë. Urime Kosovë Dita e Kushtetutës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Marketing