Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kujtuar 20 vjetorin e çlirimit të komunave të Skenderajt, Klinës dhe Kamenicës.

“Në përpjekjet tona deri në liri, Kosova dha bijtë e saj që sot të gjithë ne të jetojmë në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sot, kur bëhen 20 vjet nga çlirimi i komunave të Skenderajt, Klinës e Kamenicës, ditë kjo që ndërlidhet me sakrificën sublime të popullit liridashës të Kosovës dhe të gjithë trimave e trimëreshave të vendit tonë, kujtojmë dhe nderojmë veprën e lavdishme të të rënëve për atdhe”.

“Po sot dhe secilën ditë të së ardhmes, jetojmë me borxhin që ua kemi luftëtarëve tanë në ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës!”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.