Haradinaj: Mbane mend çka po ju them, taksa nuk hiqet, nuk e ha mallin e dikujt që m’i ka vra anëtarët e familjes

Ështa mbajtur akademi dedikuar 575-vjetorit të Lidhjes së Lezhës . Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa është vendosur kundër Rusisë duke u rreshtuar në krahun e Amerikës.

Haradinaj ka theksuar se nuk është të lehtë të blej mall nga ata që i kanë vrarë pjesëtarë të familjes.

“Ne do të rrimë përballë Rusisë, taksën nuk e kemi vendosë për Amerikën, por kundër Rusisë, kanë punu intensivisht me na i hjekë njohjet. Kanë punu intensivisht. Na nuk e kemi kushtëzu njohjen, kemi shku pa kushte në dialog. Qysh ban Vuciqi sot me thanë nuk ulemi pa e hjekë ju taksën.

Nuk ka kushte për dialog, dialogu duhet me vazhdu pa kushte, me thanë hiqne taksën. Taksa ka me mbetë deri në njohje, mbane mend cka po ju them. Kush është ma i meqëm e din me bo ma mirë politikë, mirë është me shku me u konsultu me historian e me pa qysh kanë shku këto procese”, ka thënë Haradinaj, njofton Periskopi.

“Pse duhet të ekzistoj taksa deri në njohje. Nuk është lehtë për mua ta ha mallin e dikujt që mi ka vra anëtarët e familjes, e as për juve që keni të vrarë apo të zhdukur anëtarë. Në dialog kërkohej që të ipej tokë, si Republikën e Dodikut në Bosnjë, ajo është Rusi brenda nesh. Atëherë jo, ne kemi çka i japim. E kthejmë tregun që është treg potencial mbi 1 milion, ndërsa buxheti ynë është vetëm 2 milion.

Këtë tokë Serbia është munduar ta zhbëj, e ka djegur, e ka shkatërruar. Sot asnjë cent se jep Serbia për këtë tokë. Për tregun e saj po ndërton autostrada, rrugë, ndërsa neve mundohet të na shkatërroj. Ajo fjala e popullit ‘me të rreh e mos me të lënë me kajt’. Pse ta pranojmë një sjellje të tillë.”, ka thënë ai./Periskopi/

evn