Haradinaj: Në Prekaz buron liria, nderimi për Jasharajt është i përhershëm

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Prekaz në nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se në Prekaz buron liria dhe nderimi për Jasharajt është i përhershëm, përcjell lajmi.net.

Marketing

Në të njëjtin vend, Haradinaj është takuar edhe me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin.

“Në Prekaz, aty ku buron liria, nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin Adem Jashari, të cilët ndryshuan rrjedhën e historisë sonë të re. Komandant, në 11-vjetorin e Pavarësisë, Forca jonë është në rresht me ushtritë e paqes”, ka shkruar kryeministrit.

Marketing