Haradinaj nesër në Shkodër

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare Shkodër të Shqipërisë.

Marketing

Gjatë qëndrimit atje, kreu i ekzekutivit kosovar do të vizitojë Bashkinë e Shkodrës ku do të takohet me udhëheqësen e saj, Voltana Ademi si dhe më pas do të bëjë homazhe te shtatorja e Isa Boletinit.

Në Shkodër, Haradinaj do të vizitojë edhe Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.