Haradinaj: Nuk ka mik më të mirë se FSK-ja dhe nuk ka armik më të keq se FSK-ja

Në ceremoninë e parakalimit të parë të Ushtrisë së Kosovës ka folur edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.
Ai pasi ka përshëndetur të pranishmit ka thënë se: “Rreshti është fjala e parë që mësohet në ushtri, e neve na është mohuar rreshti, tash e sa kohë”.

Marketing

Haradinaj tha se Ushtria e Kosovës është ushtri e paqes.

“Ne sot po hyjmë në paqe, ushtria e fundit u rreshtua si ushtri e paqes. Të fundit kemi hyrë në paqe, të fundit do ta lëshojmë paqen”, ka thënë Haradinaj

Ai gjithashtu ka thënë duke iu referuar një thënie të Gjeneralit Mattis se: “Nuk ka mik më të mirë se FSK, por nuk ka armik më të keq sesa FSK”.

Haradinaj është shprehur se “Ushtria e Kosovës është ushtri e paqes. Serbët në jug dhe në veri dhe në jug, janë të këtij vendi dhe kjo ushtri është edhe ushtria e tyre”.

Ai tha se Kosova ka ardhur tek rreshti për të ndihmuar paqen dhe jo për ta rrezikuar atë. /Lajmi.net/

Marketing