Haradinaj: Nuk kemi ndryshuar qëndrim sa i përket votimit të Osmanit për presidente

Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, speaks to the media during a press conference in Kosovo capital Pristina on Tuesday, Dec. 18, 2018. Haradinaj blamed Europe Union's foreign policy chief for "deviating the dialogue" on normalizing ties with Serbia. Haradinaj said that, while Serbia is taking major steps toward the integration with the bloc, his country's residents have remained "in a ghetto," not enjoying the visa-free travel to EU countries though it has fulfilled all requirements. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj gjatë një konference për media ka thënë se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes së presidentit. Derisa ka shtuar se e kanë mirëpritur një ftesë që të bisedojnë me fituesin e zgjedhjeve për këtë temë.

Marketing

Megjithatë, Haradinaj, ka thënë se nuk kanë marrë ftesë nga kryeministri Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani për një marrëveshje politike për të votuar presidenten.

“Ne kemi mirëpritur mundësinë me biseduar me fituesit e zgjedhjeve me zotëri Kurtin dhe zonjën Osmani, nuk kemi marrë prej tyre propozim, kërkesë, marrëveshje politike për të votuar presidenten ose qeverinë, nuk kanë kërkuar prej neve bashkëpunim, nuk jemi pjesë e një marrëveshje për votimin e kandidates për presidente. Kemi parë qëndrimi e LDK-së, është një marrëdhënie e re në mes të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por sa i përket Aleancës nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Haradinaj.

Haradinaj tutje përmes një konference ka folur edhe për ngritjen e çmimit të energjisë me procesin e liberalizimit të tregut në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo rritje i godet konsumatorët industrialë veçanërisht ato prodhuese dhe përpunuese dhe në të ardhmen e afërt godet të gjitha familjet.

“Rritja e çmimit të energjisë i godet konsumatorët industrialë veçanërisht ato prodhuese dhe përpunuese, por në një të ardhme të afërt dhe të gjitha familjet tona. Duhet të rishikohet i gjithë procesin liberalizimit të energjisë elektrike. Është një lloj monopoli në emër te liberalizimit të tregut liberalizimi është i rrejshëm”, tha Haradinaj.