Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me liderin e Partisë Demokraitke Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi.

Gjatë këtij takimi Haradinaj dhe Thaçi kanë diskutuar për çështjen e referendumit rreth emrit dhe orientimin euro- atlantik të shqiptarëve në Maqedoni.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Shqiptarët duhet të përcaktohen për Maqedoninë në BE dhe në NATO. Prita sot, mikun tim, Menduh Thaçin, liderin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, me të cilin këmbyem mendime rreth trendeve politike në rajonin tonë dhe ndamë bindjen se vota pro referendumit rreth emrit, e shqiptarëve të Maqedonisë, është në interesin e tyre dhe të paqes e stabilitetit në rajon. Orientimi euro-atlantik i shqiptarëve është garancë për të ardhmen e tyre.