Haradinaj paralajmëron Thaçin: Ideja për t’i ndryshuar kufijtë nxitë luftë

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për mundësin e shkëmbimit të territorit të Kosovës.

Marketing

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, se kufijtë e shtetit mund të lëvizin veç nëse kris pushka.

“Kufijtë mes shteteve mund të lëvizin veç nesë kris pushka. Kur kris pushka edhe nis lufta. Pra deklaratat për ndryshim të kufijve nxisin luftë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk është pro luftës, por sipas tij lufta mund te nis nëse preken kufijtë.

“Në Bosnje lufta ka nis veç që ka kris pushka në një dasmë. Edhe tek ne mund të nis nëse luhen këso lojëra”, ka thënë Haradinaj.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se as presidenti Hashim Thaçi nuk e ka seriozisht me deklaratat për lëvizje të kufijve.

Marketing