Haradinaj: Paratë për përvjetorin e Pavarësisë do t’i kthehen buxhetit

Kryeministri Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka thënë se janë shpenzuar 170 mijë euro për festën e 11 vjetorin e Pavarësisë, nga 500 mijë sa janë ndarë, të tjerat do t’i kthehen buxhetit të Kosovës.

Marketing

“Kam kërkuar një auditim të brendshëm për të parë të vërtetën, çfarëdo qoftë ajo. Të gjithë anëtarët e kabinetet të Qeverisë janë nga parti të ndryshme”, njofton Klan Kosova.
Haradinaj tha se shpenzime të paparapara kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara.

“Në Kosovë ekziston një praktikë e vendosur për këtë. Në vitin 2016 janë shpenzuar mbi 8 milionë, ndërsa në vitin 2017 nga 6 milionë e 65 mijë. Është një praktikë e vazhdueshme e qeverive të kaluara, PDK-së dhe LDK-së dhe tani edhe e Qeverisë Haradinaj. Të gjitha vendimet janë transparente”.
“Unë e mirëpres diskutimin e shpenzimeve dhe ruajtjes së parasë publike. Është praktike e mirë të ballafaqohet Qeveria”.

Marketing