Haradinaj për Dervish Shaqën: Këngët e tij përjetësuan kujtimin për patriotët, heronjtë dhe kullat e rezistencës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar rapsodin e madh shqiptar, Dervish Shaqa në 36-vjetorin e vdekjes.

Përmes një postimi në llogarinë̈ e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se me këngët e tij, Dervish Shaqa përjetësoi kujtimin për heronjtë̈, patriortët e luftëtarët.

“I lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, tridhjetë e gjashtë vite më parë pushoi së rrahuri zemra e rapsodit të madh Dervish Shaqa.  Ai përjetësoi kujtimin për heronjtë, patriotët e luftëtarët, kullat e rezistencës, në vargjet që i përcjelli me çifteli”, ka shkruar Haradinaj.

Marketing

Ai ka thënë se këngët e tij gjithmonë reflektuan mallin për Llukën, për Dukagjinin dhe Kosovën.

“I dëbuar që në vitin 1956 nga Kosova, këngët e tij gjithmonë reflektuan mallin për Llukën, Dukagjinin e Kosovën. Përpos që u nderua me shumë çmime, këngët e tij frymëzuan gjenerata të tëra, që kulmuan me gjeneratën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I dekoruar pas vdekjes, me Medaljen Presidenciale të Meritave, ai mbetet përgjithmonë në kujtesën historike shqiptare”, ka përfunduar Haradinaj.

Marketing