Haradinaj përkrah fëmijët me autizëm, blen 60 kartolina të punuara nga ta

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ngjarjen e organizatës “Autizmi flet” e cila ka për qëllim të ofrojë ndihmë për fëmijët me autizëm.
Me këtë rast, zyra e kryeministrit ka blerë 60 kartolina të punuara nga fëmijët autik.

Marketing

“Në shenjë simbolike dhe respekti për organizatën “Autizmi flet” kam ardhë për të shprehur një kujdes të posaçëm për këtë organizatë vullnetare që ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm për t’i përkrahur kemi blerë edhe disa kartolina”.
“Fëmijët me autizëm janë fëmijë me talente te veçanta, por poashtu kërkojnë përkujdesje specifike. Këtë mëngjes nga vullnetarët dhe anëtarët e organizatës “Autizmi Flet” mësova për idetë kreative të tyre, për motivet që transmetojnë mesazhe përmes kartolinave punëdore”.

“Duke qenë se me shitjen e tyre, ngriten fonde për t’i ndihmuar personat me autizëm, bleva disa për t’i uruar të gjithë ata me të cilët kemi ecur bashkë përgjatë vitit që po lëmë pas”.

“Në vitin 2019 do të shtojmë kujdesin, që të jemi më afër tyre, si Qeveri por edhe të vetëdijësohemi si shoqëri, që të materializohet barazia dhe përkrahja për të gjithë”, ka thënë Haradinaj.

Marketing