Haradinaj: Qasja e Kurtit në Bruksel,e rrezikshme për Kosovën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti për takimin e sotëm në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Marketing

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj e ka quajtur “dështim të plotë” të Kurtit procesin e dialogut, shkruan lajmi.net.

Madje, sipas Haradinajt, është i habitshëm fakti se si njohja e Kosovës nuk është prioritet i Kurtit dhe se prioritete janë shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA.

“Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se forma e diskutimi që Kurti po e proklamon, duke biseduar për tema pa njohje reciproke, është e rrezikshme për Kosovën.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Dështim i plotë i Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut.

Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit.

Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit.

Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin

Marketing